Pas skandalit me bamirësinë e rreme së blogeres italiane Chiara Ferragni, edhe kompania Coca- Cola ka bërë një hap prapa ndaj bashkëpunimit me të.
Pija më e famshme në botë kishte punësuar sipërmarrësin dixhital dhjetorin e kaluar, për të xhiruar një spot reklamues i cili duhej të publikohej në fund të janarit, duke përfituar nga bashkërendimi i fillimit të Sanremos të planifikuar për në 6 shkurt.
Në vitin 2023, blogerja mori pjesë në Festivalin e Këngës Italiane, e cila u përfol shumë nëpër media, madje edhe për veshjet e zgjedhura për të përfaqësuar krenarinë dhe fuqizimin e femrës. Këto ishin të gjitha arsyet që kishin bërë që Coca Cola ta zgjidhte atë si dëshmitare për fushatën italiane në fillim të vitit ku xhirimet do zhvilloheshin në Milano, raporton La Repubblica.
