Pas periudhës së vështirë, Parashqevi Simaku do të publikojë një videoklip të ri?

Këngëtarja e njohur, Parashqevi Simaku, mësohet se shumë shpejt do t’i rikthehet muzikës me një videoklip të ri që mësohet se ka regjistruar në Nju Jork.

Lajmi është dhënë nga biznesmeni i njohur, Elton Ilirjani, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.

“Parashqevi Simaku shumë shpejt vjen me videoklipin më të ri, të xhiruar dje në New York City”, shkruan ai.

Ky lajm ka entuziazmuar të gjithë fansat e saj, të cilët janë rritur me këngët dhe zërin e saj të veçantë.

Kujtojmë se mbesa e Parashqevisë, Ina Simaku, ka deklaruar më herët se ka disa plane të mundshme për ardhjen e Parashqevisë në Shqipëri, por theksoi se, për momentin, nuk mund të japë një përgjigje përfundimtare.

A do të rikthehet artistja në Shqipëri? Flet mbesa e Parashqevi Simakut

“Është folur për disa plane, por për momentin, nuk do të them 100 për qind”, tha ajo gjatë një interviste në “Ftesë në 5”.

Parashqevia do i rikthehet skenës pas një periudhe shumë të gjatë larg skenës, pasi u gjet në rrugët e Amerikës, ku jetonte si e pastrehë.

Ajo ka dalë nga spitali në Nju Jork, muajin e shkuar ku po kurohej për shkak të situatës së rënduar psikologjike. Pas kurimit, Simakut u shfaq e transformuar totalisht, me flokë të krehura dhe në ngjyrë tjetër.