Tragjik ka qenë fundi i shqiptares 41-vjeçare, Gjeorgjia Murati, e cila u masakrua me thikë nga partneri i saj, që tentoi më pas të fshihte ngjarjen. Murati ishte në muajin e 3-të të shtatzënisë, me partnerin që i mori jetën, ndërsa po ashtu kishte edhe një djalë nga një lidhje e mëparshme.
Sipas mediave greke autori i krimit e ka vrarë atë me thikë, duke e goditur tre herë, dhe më pas e ka transportuar me një mjet drejt në një tokë bujqësore, ku e ka groposur për ta fshehur. Për këtë ai është ndihmuar edhe një mik i tij.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e ndërrimit të viteve, ku ishte ai që e shpalli atë të humbur, duke dalë madje dhe në media e duke folur për situatën në të cilën ndodhej dhe shqetësimin që kishte për fatin e saj.













