Partizani dhe Elbasani dhurojnë show. Por ndeshja del barazim

Barazim 2-2 i Partizanit ndaj Elbasanit. Të kuqtë “tundën rrjetën” me Mba në minutën e 14-të, por skuadra nga Elbasani përmbysi llogaritë që në pjesën e parë me Blaise dhe Musta. Në të 61-tën, Janjeva dërgoi shifrat në 2-2, me rezultatin që mbeti i njëjtë deri në fund.