Teksa flakët që përfshinë tregun në qytetin e Shkodrës ende nuk janë shuar, ato janë vendosur nën kontroll.
Gjendja në Shkodër është stabilizuar edhe pas ndërhyrjes së helikopterit Cougar të Forcave Ajrore, i cili ka hedhur ujë mbi zonën e prekur.
Sakaq, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka njoftuar se operacioni vijon për izolimin e plotë të zjarrit, për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi.













