OSBE/ODIHR publikon raportin FINAL: PS fali gjobat pak ditë para zgjedhjeve, ndikuan elementët kriminal!

OSBE-ODHIR ka publikuar raportin final për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në raport thuhet se zgjedhjet e 11 u zhvilluan në një mjedis politik të polarizuar, ku theksohet se garuesit nuk gëzonin kushte të barabarta loje.

INTERVISTA për ‘BBC’: Rama mendon se EMIGRACIONI nga Shqipëria për në Angli është “ZGJIDHJE” për demografinë e britanikëve!

Sipas raportit partia në pushtet (Partia Socialiste) fali gjobat pak ditë para zgjedhjeve, ndikuan elementët kriminal në votime.

Pjesë nga raporti:

Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve shtetërore dhe kapaciteteve institucionale, duke përfshirë edhe bërjen publike vetëm pak kohë para ditës së zgjedhjeve të faljes së një numri të madh gjobash, dhe zyrtarët e lartë qeveritarë u angazhuan në një numër të madh aktivitetesh zyrtare që shpesh përkonin me mesazhet e fushatës, duke e bërë të paqartë vijën ndarëse mes shtetit dhe partisë.

Pati pretendime për presion ndaj nëpunësve të administratës publike, raste intimidimi të mbështetësve të opozitës, si dhe përdorim të rrjeteve të patronazhimit, çka bie ndesh me standardet ndërkombëtare.

Çështje të tjera shqetësuese përfshijnë raportimet për shit-blerje votash, tentativat për të ndikuar pa të drejtë tek zgjedhësit e marxhinalizuar, si dhe pretendime për ndikim të elementëve kriminalë në disa parti politike.