Nxënësit u rikthyen në shkolla pas pushimeve, Balla me apel: Bashkëpunoni me policinë!

Këtë të hëne, pas rikthimit në shkolla të nxënësve, pasi mbaruan dhe festat e fundvitit, vjen një apel nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Balla ka kërkuar nga nxënësit dhe prindërit të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, me Oficerët e Sigurisë në shkolla, psikologët, punonjësit socialë, stafet pedagogjike, për të sinjalizuar çdo rast paligjshmërie që konstatojnë.

Reagimi i Ballës:
Policia e Shtetit kryen çdo ditë zbatimin e masave që ka në përgjegjësi #PaketaeSigurisënëshkolla

Duke ju uruar një vit të mbarë, me rezultate sa më të mira në mësime, i ftoj nxënësit dhe prindërit të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, me Oficerët e Sigurisë në shkolla, psikologët, punonjësit socialë, stafet pedagogjike, për të sinjalizuar çdo rast paligjshmërie që konstatojnë, në mënyrë që të gjithë së bashku, të bëjmë më të mirën për sigurinë e tyre.