Numri i të huajve me leje pune u rrit 18% për 2023, kryesojnë turqit dhe bangladeshasit

Shtetasit nga Turqia dhe Bangladeshi kryesojnë punësimet e të huajve në Shqipëri për vitet 2022 dhe 2023. Vitin e kaluar më tepër të huajt u punësuan në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, në ndërtim dhe në tregtinë e shitjeve me shumicë dhe pakicë.

Gjithsej, në vitin 2023 në vend kishte 9,825 të huaj, të pajisur me leje pune dhe vërtetime pune, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtarë e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) për Monitor. Krahasuar me vitin paraardhës numri i tyre u rrit 18%. Në raport me 2018 numri i punëtorëve të huaj me leje apo vërtetime pune është shtuar 1,5 herë.

Nga shkurti i vitit 2023 me ndryshimin e Ligjit 79/2021 “Për të huajt”, filloi implementimi i lejes së integruar, Leje Unike ( qëndrimi me motiv Punësimi). Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive shqyrton dhe aprovon on-line punësimin e shtetasve të huaj. Pas miratimit të bërë nga AKPA, autoriteti përgjegjës për lëshimin e Lejes Unike është struktura rajonale që mbulon çështjet e Kufirit dhe Migracionit.

Për vitin 2023 në vend të parë është sektori i Akomodim dhe shërbim ushqimor me 1094 miratime punësimi , në vendin e dytë sektori i Ndërtimit me 999 miratime, në vendin e tretë sektori Aktivitete të tjera shërbimi me 985 miratime, në vendin e katërt sektori i Tregtisë me shumicë dhe pakicë me 848 miratime dhe më pas sektori Industri të tjera përpunuese me 788 miratime.

Për vitin 2023 të huajt me numrin me të lartë janë sipas AKPA janë nga Turqi, Bangladeshi, Nepali, India dhe Itali. Gjatë vitit 2023 numri më i lartë i lejeve unike të miratuara ishte përgjatë muajit Maj me përkatësisht 1,421 leje.

Mungesën e punonjësve për shkak të emigracionit po e vuajnë shumë sektorë të ekonomisë, ku në disa prej tyre kryesojnë punësimet e shtetasve turq.

Në ndërtim mungesa e fuqisë punëtore e ndikuar nga dy faktorë zgjerimi i sektorit dhe emigracionit po zëvendësohet me punësimet nga Turqia sipas kryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë Erjon Harizi, ku shumë kompani ndërtimi vendase janë të lidhur me kompanitë turke të ndërtimit për prurjen e punëtorëve.

Edhe drejtuesi i hoteleve “Fafa” Fatos Çerenishti më herët pohoi për Monitor se prej vitesh punëson deri 20 punonjës nga Turqia, kryesisht të profesionit kuzhinier, pasi marrja në punë e tyre është më e qëndrueshme, përgjatë 3-4 muajve të sezonit turistik. Ndërsa punësimet e shtetasve nga Bangladeshi sipas tij rezultuan problematikë pasi e shohin Shqipërinë si vend tranzit për të kaluar drejt Europës.

Most iPhone Users Didn’t Know How To Block Ads (Do It Now)
Smartsecuritynow.com
Learn More
Sponsored Links
Sakaq sipas të dhënave të AKPA për vitin 2022 në vend të parë është sektori i Industrisë përpunuese me 1563 shtetas të huaj, në vendin e dytë sektori i Ndërtimit me 1118 shtetas të huaj, në vendin e tretë sektori i Bujqësisë, pyjet, peshkim me 865 shtetas të huaj, në vend të katërt sektori i Tregtisë me shumicë dhe pakicë me 765 shtetas të huaj dhe më pas Aktivitete strehimi dhe shërbimi ushqimor me 762 shtetas të huaj.
Për vitin 2022 të huajt kanë ardhur kryesisht nga këto shtete Turqia, Bangladeshi, Egjipti dhe Itali./D.Azo