TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar. Sipas mediave, mungesa e tij vjen në një moment kur diskutimet brenda kryesisë janë përqendruar kryesisht tek skandalet që lidhen me qeverinë dhe çështje të brendshme të partisë.
Në mbledhjet e mëparshme, një pjesë e debatit ishte fokusuar tek aktivitetet e Salianjit me qytetarët jashtë programit zyrtar të partisë.
“Sot nuk mora pjesë në mbledhjen e Këshillin Kombëtar që mos t’iu jap mundësi ta shmangin vemëndjen nga skandali Rama-Balluku dhe skandali i AKSh-it”, tha Salianji













