“Nuk më ftojnë në date”/ 26-vjeçarja: Meshkujt më kanë frikë sepse jam shumë seksi

Lauren Butler, 26 vjeç, nuk ka dalë në një takim me një mashkull për gati një vit pasi ata nuk i afrohen kurrë për t’i kërkuar të pinë diçka.

Modelja thotë se po lufton për të gjetur romancën, pasi burrat “frikësohen” nga pamja e saj seksi.

“Është e vështirë të jesh kaq seksi,”tha ajo për Jam Press.

“Burrat mendojnë se jam shumë e bukur për t’i takuar ose shqetësohen se do t’i refuzoj.”

Kur dikush po mendon të takohet me mua, ata shikojnë fotot e mia dhe mendojnë se kam shumë opsione,”shtoi Butler.

“Ata pyesin veten: “Pse do të donte kjo të dilte me mua?””

Butler beson se meshkujt nuk frikësohen vetëm nga pamja, por edhe nga vetëbesimi i saj. “Burrat më shohin si një objekt seksi, por gjithashtu nuk mund të përballojnë një grua me vetëbesim”,-tha ajo.

Megjithatë, bukuroshja beson se pamja të mashtron dhe shumë meshkuj kanë ide të gabuar për personalitetin e saj nga fotot në rrjetet sociale.

Fansat janë të shokuar se sa e sjellshme dhe modeste jam kur më takojnë në jetën reale”,pohoi modelja.