Dy automjete janë përplasur pak çaste më parë në tunelin e Kërrabës.
Si pasojë e përplasjes ka pasur vetëm dëmtime të lehta të drejtuesve dhe dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet e policisë të cilat normalizuan tarfikun dhe kryen veprimet proceduriale.
Tuneli i Kërrabës është segmenti ku janë regjistruar disa aksidente me pasoja për jetën e qytetarëve, ndërkohë mjaft mjete kanë shpërthyer edhe në flakë.
Shkak i këtyre aksidenteve mbetet mosrespektimi i rregullave të qarkullimit dhe shpejtësia e lartë.
Policia bën me dije se shkaku më I madh I aksidenteve është parakalimi I gabuar si dhe shpejtësia tej normave brenda në tunel. Efektivët I kërkojnë shoferëve të kenë kujdes sidomos në korsinë e shpejtësisë dhe të ndjekin sinjalistikën.