Një gol nga hiçi dhe 15 minuta kaos, Polonia rrëmben tre pikët përballë Shqipërisë

Ëndrra për të shkuar drejt play-ofl të Botërorit për Shqipërinë ka marrë një goditje të rëndës sot teksa është mundur 0-1 nga Polonia në “Air Albania”. Por ndeshja e sotme mund të dëmtojë përtej pikëve kuqezinjtë për shkak të sjelljes së pakuptimtë të një grupi tifozësh.

Kuqezinjtë po kontrollonin mirë skuadrën polake, duke lënë në hije Levandovskin. Por një moment pasigurie solli golin e Sviderski dhe nisi një hedhje objektesh në fushë që solli 15 minuta kaos pasi gjyqtaria ndërpreu ndeshjen. U deshën shumë negociata për rifillimin e saj, por asgjë nuk ndryshoi deri në fund dhe Shqipëria kështu pa t’i ikte nga duart një ndeshje që dukej se e kishte nën kontroll,. Me pasoja ndoshta shumë të rënda edhe nga komisionet disiplinore të FiFA-s