Nis procesi i numërimit të votave në Cërrik. Garuan tre kandidatë

Ka nisur procesi i numërimit edhe në Cërrik. Ashtu sikurse edhe paralajmëroi kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, procesi nisi rreth orës 22:00.

Në këtë bashki garuan tre kandidatë, Eligert Hima nga Shqipëria Bëhet, Florenc Doka i Partisë Socialiste dhe kandidati i pavarur, Amarildo Hoxha, i mbështetur nga PD.