Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Stamford Bridge gjatë ndeshjes së 1/8-tave të FA Cup mes Chelsea-t dhe Leeds United, të fituar nga “Blutë e Londrës” me rezultatin 3-2.
Një prej tifozëve miq ra nga tribuna e katit të dytë pasi skuadra e Leeds shënoi golin e parë të ndeshjes. Festa e tifozëve për golin e skuadrës së zemrës ishte shumë entuziaste, mirëpo ai moment mund të shndërrohej në një tragjedi të vërtetë kur tifozi u përplas në shkallët e boshatisura të tribunës në katin e parë.
Menjëherë ndërhyri ambulanca duke e dërguar tifozin me urgjencë në spital teksa pritet të ketë më shumë të reja në orët në vijim për gjendjen shëndetësore të tifozit pasi deri më tani nuk ka informacion.
LEEDS FAN FALLS FROM TOP TIER AT STANFORD BRIDGE!!! bottom right 👀 #ChelseaFC #LeedsUnited #facup #FACupDraw #leeds #leedsfans pic.twitter.com/uifxPh3kP2
— Ben Johnson (@benjohno99) February 29, 2024
