Nga Kodi Penal te referendumi/ PS mbledh sot kabinetin në një tryezë, çfarë pritet nga mbledhja

Sot zhvillohet mbledhja e Grupit Parlamentar të Partia Socialiste, ku në qendër janë sfidat në Kuvend dhe axhenda ligjore e javëve në vijim.

Në takim marrin pjesë deputetët socialistë, ministrat e qeverisë dhe drejtues institucionesh, duke e kthyer mbledhjen në një tryezë të gjerë koordinimi.

Sokol Meqemeja ia shiti “Delvina Gas” holandezit të pasurive të patundshme, Drejtoria e Tatimeve e bllokon në QKB: Mos të ndryshohen pronarët, ka 130 milionë lekë detyrime
Hapjen e bën kreu i grupit, Taulant Balla, i cili paraqet prioritetet kryesore në parlament.

Më pas pritet të flasë kryeministri Edi Rama, me fokus te reformat dhe projektligjet që pritet të avancohen në Kuvend.

Gjatë mbledhjes ka edhe raportime nga drejtues të institucioneve, si dhe nga Arbian Mazniku për ecurinë e reformës territoriale.

Në diskutim janë disa nisma të rëndësishme, përfshirë Kodin e ri Penal dhe ligjin për referendumin, që pritet të dorëzohet së shpejti në Kuvend.

Në fund, mbledhja mbyllet me përcaktimin e hapave konkretë për punën parlamentare në vijim.