Ditën e nesërme do të zhvillohet një mbledhje e qeverisë, e cila është parashikuar të nisë në orën 9:00, sipas Euronews Albania.
Ende nuk dihet se cili është qëllimi i kësaj mbledhjeje, por të dhënat të çojnë se do të diskutohet fati i Belinda Ballukut.
Sakaq, ditën e sotme, Rama ka zhvilluar një takim për mbi 7 orë në Kryeministri më zëvendësen e tij të pezulluar nga GJKKO.
Takimit të Ramës me Ballukun iu bashkua më pas edhe deputeti Ulsi Manja.
Më pas kryeministri Edi Rama është larguar nga Kryeministria dhe është parë duke shkuar për një darkë me Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos.













