“Nëse dalin mesazhet…”- Heidi “kërcënon” Romeon dhe Erjolën

Mbrëmjen e djeshme gjatë prime-t të Big Brother VIP, Graciano deklaroi se Romeo Veshaj i ka shkruajtur Erjola Docit në rrjetet sociale, duke i thënë se e ka fiksim, por moderatorja ia la ‘Seen’.

Kjo deklaratë e Gracianos vjen pasi prej ditësh aludohet se mes Romeos dhe Erjolës ka pëlqim. Megjithatë, këtë gjë e kanë mohuar që të dy.

Pasi ka përfunduar spektakli, Heidi ka biseduar me Romeon dhe Erjolën, duke iu drejtuar se ‘nëse dalin ato mesazhe, ju do dilni gropë’.

Heidi: Jam me vërtetë shumë rehat. Shoqëria jashtë, troç po e them, ka dy mesazhe, po i nxori e di si dilni ju, gropë. Nga unë s’ka asnjë problem.

Erjola: Nuk ka asnjë mesazh. Po ta thotë Erjola. O Heidi si bëhen shantazhet? Duke thënë që kam fakte. Fakt është fjala ime, ose merre bazë ose jo, kaq.

Heidi: Dakord, ta themi paraprakisht se nuk ka asnjë të keqe.

Erjola: Ti do të jesh e larë me veten, je në rregull. Edhe unë fjalën time, ka peshë si shkëmbi të paktën në këtë histori.