Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht pasi ka regjistruar rritje të vlerës krahasuar me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.3 lekë dhe duke u shitur me 83.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane edhe pse jo me një rritje shumë të konsiderueshme e ka nisur edhe ajo këtë të mërkurë në kuota pozitive duke u blerë sot me 95.8 lekë dhe duke u shitur me 96.4 lekë në raport me ditën e djeshme.
Franga zvicerane gjithashtu është forcuar mëngjesin e sotëm duke fituar pikë në raport me ditën e martë teksa është blerë me 105.8 lekë dhe është shitur me 106.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Një trend rritës ka ndjekur edhe Paundi britanik duke mos bërë përjashtim nga valutat e tjera teksa ka shënuar edhe ai rritje të vlerës këtë mëngjes duke u blerë sot me 110.3 lekë dhe duke u shitur me 111.3 lekë.













