Policia në Washington, ka arrestuar dhe ka ‘vendosur para ligjit’ dy dhi të arratisura, pasi ndiqnin këmbësorët. Departamenti i Policisë së Kentit arriti t’i grumbullonte kafshët para se të mund të përplasnin dikë, dhe njoftoi në mediat sociale për të treguar dhitë që ndodheshin në pjesën e pasme të një automjeti policie.
Departamenti i Policisë tha në mediat sociale se dy dhi u panë në pjesën veriore të qytetit dhe u ndaluan për “sjellje të keqe”. Krahas fotove, ata shkruan:
Të arrestuar për sjellje të keqe. Ne nuk jemi të sigurt se nga erdhën, por të dyve iu vu në dukje se ndjekja e njerëzve do të ndëshkohej. Mos na keqkuptoni, ata janë shumë të lezetshëm. Por pa bërë shaka, nuk është në rregull që njerëzit apo dhitë të ndjekin të tjerët. Kur u pyetën pse po tregoheshin kaq agresivë, njëri prej tyre tha se ai thjesht po ‘ndihej pak i praptë sot’.
Dhitë “nuk u ‘paraburgosën’ për veprimet e tyre të këqija”, por në vend të kësaj iu dha një udhëtim i rehatshëm për në strehën e kafshëve të King County, ku zyrtarët tani po përpiqen të gjejnë pronarin e tyre.
