Ndihmoi në transportimin e trupit të 62-vjeçarit drejt pusit, del FOTOJA e bashkëpunëtorit të Esmerald Ballës

Brahaj akuzohet për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

DURRËS- Është publikuar fotoja e Edison Brahajt, 25-vjeçarit, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Enver Ballës nga i biri është zbardhur. Brahaj u ndalua ditën e sotme nga policia.

Ndihmoi në transportimin e trupit të 62-vjeçarit drejt pusit,
edison brahaj
Bëhet me dije se Esmerald Balla ka bashkëpunuar me Brahaj në transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia (pusi). Gjithashtu mësohet se gjatë kontrollit në banesën e të riut, u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh.

Brahaj akuzohet për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.