Ndeshje me dy “fytyra”, Bylisi dhe Elbasani ndajnë pikët në duelin për kreun e Kategorisë së Parë

Bylisi dhe AF Elbasani janë ndarë në një barazim pa gola në supersfidën e javës së 22-të të Kategorisë së Parë në “Adush Muçaj”.

Një sfidë me dy “fytyra” ishte ajo për kreun e tabelës, pasi në pjesën e parë kishte raste të pastra për shënim nga të dyja skuadrat, ndërsa në të dytën, ato u munduan të mbroheshin në mënyrë që të mos e pësonin.

Kështu Bylisi e mbyll dhe fazën e dytë të kampionatit në vendin e parë me 52 pikë, 2 më shumë se Elbasani ndjekës.