Shqipëria shkruan historinë, teksa për herë të parë shkon në Play off të një Botërorit.
Kombëtarja vuajti por fitoi 0-1 ndaj Andorrës, ndërsa Serbia u imponua 2-0 në Angli.
Në Andorrë, ritmi ishte i kënaqshëm në fillim, me kuqezinjtë që treguan dëshirë të madhe për të shkuar te goli.
Tentativa e parë serioze ishte e Kristjan Asllanit nga goditja e dënimit, por gjithsesi topi përfundoi jashtë.
Edhe vendasit ishin të rrezikshëm, teksa me anë të kundërsulmeve, shkaktuan disa herë “drithërima” në portën e Strakoshës.
Në shtesë, gjatë zhvillimit të një goditje këndi, vetëm traversa ndali Gjimshitin.
Në fillimin e pjesës së dytë, ekipi i Sylvinhos shtoi presionin dhe gjeti golin me Asllanin, i cili shfrytëzoi në maksimum një asist të Uzunit nga krahët.













