Na ndihmoni të trajtojmë në elbasanion tema për të rinjtë e bashkive të qarkut të Elbasanit

Elbasanion është duke realizuar një sërë shkrimesh dhe videosh për të nxjerrë në pah problematika që shqetësojnë të rinjtë me qëllim nxitjen e llogaridhensjes dhe shtimin e investimeve. Për këtë qëllim mendimet tuaja do të ishin tepër të vlefshme që materialet të jenë sa më cilësore dhe të përfaqësojnë nevojat e rinisë në bashkitë e qarkut të Elbasanit.
Jepni mendimin tuaj, cfarë nuk shkon në shkollën, lagjen, komunitetin, qytetin ku jetoni duke na dhënë ide të shoqëruara me foto apo video që lidhen me të përditshmen tuaj dhe që kanë nevojë për ndërhyrje.