Qarku i Elbasanit dhe veçanërisht bashkia Elbasan konsiderohet zona më e ndotur në Shqipëri për ndotjen industriale. Kësaj ndotjeje i janë shtuar edhe punimet në disa segmente rrugore, dendësim i lëvizjes së automjeteve, mungesë të bimësisë dhe shtim të betonizimit.
Për këtë problem madhor Elbasanion do të nisë një sërë materialesh të treguara në një formë të re nëpërmjet një aplikacioni që do të bëhet publik në vijim.
Për të realizuar këtë kërkojmë ndihmën dhe mbështetjen tuaj në identifikimin e temave dhe problematikave më thelbësore sa i përket mjedisit.
