Ujësjellësi Elbasan konfimon se nuk ishte njoftuar për këtë situatë nga OSHEE për një defekt teknik që shkaktoi mungesën e ujit në qytetin e Elbasanit. Aktualisht është kthyer uji në një pjesë të lagjeve të qytetit. Ndërkohë janë duke u mbushur depot e mëdha të ujit që furnizojnë pjesën veriore të qytetit. Drejtori I Ujësjellës sh.a në varësi të bashkisë Elbasan Leli Kaja konfimoi se stacioni I ujësjellësit funksionon me gjysmën e kapacitetit për shkak të problemit teknik ende të pazgjidhur nga OSHEE. Ai deklaroi se po bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme që qyteti të ketë ujë këtë mbrëmje si dhe situata të normalizohet në vazhdim.