Mrekullia e sediljes 11A, këngëtari tajlandez tregon sesi para 27 vitesh i mbijetoi aksidentit fatal të avionit: Kur lexova lajmin për aksidentin në Indi u drodha i tëri!

INDI- Një person ka mbijetuar nga rrëzimi i avionit në Indi. Ky aksident ajror solli vdekjen e mbi 300 personave. Përveç ngjarjes së rëndë një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen është sedilja fatsjellëse e cila i shpëtoi jetën pasagjerit Vishuash Kumar Ramesh.

Duhet theksuar se kjo sedilje nuk ishte një pozicion rastësisht i mirë pasi sedilja 11A, konsiderohet si sedilja më e sigurt në raste aksidenti. Një rasti i njëjtë është irsjellë në vëmendje nga një këngëtar tajlandez i cili i shpëtoi një aksident ajror fatal të ndodhur në vitin 1998 në Tajlandë.

Këngëtari tajlandez Ruangsak Loychusak reagoi publikisht pas aksidentit në Indi duke kujtuar përvojën e tij të ngjashme. Ai deklaroi se edhe ai kishte qenë ulur në sediljen 11A kur mbijetoi nga një aksident ajror katastrofik në vitin 1998.

Aksidenti për të cilin flet Loychusak ndodhi më 11 dhjetor 1998, kur fluturimi TG261 i “Thai Airëays”, nga Bangkoku në Surat Thani, u rrëzua gjatë një përpjekjeje për ulje në kushte të vështira atmosferike. Nga 132 pasagjerë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit, humbën jetën 101 persona. Loychusak ishte një nga të mbijetuarit dhe sipas dëshmisë së tij edhe ai ndodhej në sediljen 11A.

“Kur lexova lajmin për aksidentin në Indi dhe zbulova se i vetmi i mbijetuar ishte ulur në 11A, u drodha i tëri. Nuk është një rastësi që mund ta injorosh lehtë”, tha ai për mediat tajlandeze. Ai shtoi se për vite të tëra pas aksidentit kishte vuajtur nga trauma.

“Për dhjetë vjet pata frikë të fluturoja. E ndjeja sikur nuk merrja dot frymë, edhe pse gjithçka ishte në rregull. Rrija i heshtur, shmangia bisedat, dhe nuk lejoja askënd të mbyllte dritaren pranë meje. E shikoja jashtë me ankth. Ende mbaj mend tingujt, aromat dhe madje edhe shijen e ujit në kënetën ku u rrëzua avioni,” shtoi ai.