Pas problemeve në lidhjen romantike me Sarën, Bardhi është surprizuar mbrëmë nga motra e tij.
Fillimisht banori i “Big Brother VIP 3” është thirrur në dhomën e rrëfimit, ku ka folur për marrëdhënien me motrën e tij, Afërdita Idrizi. Kjo e fundit ndodhej në dhomën e gjumit, ku po priste të takonte vëllain.
Ata janë përqafuar me njëri-tjetrin, teksa Bardhi ka shpërthyer në lot.
Ndërkohë e pyetur nga Ledion Liço nëse Afërdita dëshironte që të takonte dikë tjetër, duke iu referuar Sarës, ajo nuk pranoi. E motra e Bardhit tha se e mbështesin këngëtarin në çdo vendim që ai merr.
Pjesë nga biseda:
Ledion Liço: Të ka marrë malli për familjen?
Bardhi: Jashtëzakonisht shumë.
Ledion Liço: Çfarë të ka thënë Afërdita para se të futeshe në shtëpi?
Bardhi: Më ka thënë ji vetvetja, luaj nëse është nevoja, atë që s’po e bëj. Ka thënë trego gjithçka brenda vetes.
Ledion Liço: A po të pengon diçka apo dikush?
Bardhi: Jo, thjesht koncepti i lojës që kam kuptuar këto ditë. Të krijojë debate pa qenë debate, kam dashur debate reale, më kanë penguar.
Ledion Liço: Shiko, debate reale apo jo është një koncept disi ambigue. Unë të pash në debatin sot me Eglën. Njerëzit do të diskutojnë, do të debatojnë derisa të fitojë njëri apo të bien dakord për të mos rënë dakord.
Bardhi: Shumicën e rasteve nuk jam përfshirë, por kam një mendim logjik kështu që duhet të përfshihem.
Ledion Liço: A të ka penguar ndonjë brenda shtëpisë për të mos qenë më shumë i përfshirë. Ori thotë që kur nuk ishte më pranë Sarës, e pe shtëpinë një çik më shumë.
Bardhi: Po e vrejta edhe unë. Marrëdhënia nuk më pengon, por ndoshta thjesht duhet të krijojmë pak më shumë kohë edhe për atë që kemi ardhur këtu, jo vetëm për raportin dashuror.
Ledion Liço: Mirë, dikush po të pret te dhoma e gjumit, të pres të shkosh atje.
Afërdita: Mos qaj, duhet të jesh i fortë.
Ledion Liço: Afërdita, të kishte marrë malli për vllaçkon?
Afërdita: Po shumë, ai është gjysma ime.
Ledion Liço: Mua më pëlqen shumë që në familjen tënde ti nuk tutesh.
Afërdita: Tani, më dëgjo pak mua sepse unë po të dëgjoj gjithë kohën. Këtu ke hyrë për të luajtur, duhet të luash. Të flasësh, të debatosh pavarësisht nëse janë debate reale apo jo. Këtu gjithçka reale është dhe nëse të zënë krevatin kështu duhet të bësh edhe ti. Të shtëpisë janë mirë, të gjithë të kanë bërë të fala. Duam të të shohim ty qysh je edhe në shtëpi, batuta më shumë, debate më shumë.