Moderatorja Alketa Vejsiu shfaqet në kopertinën e revistës “Forbes” me titullin prestigjioz !

Alketa Vejsiu ka ndarë sot me ndjekësit lajmin e bukur se ka dalë në kopertinën e revistës “ Forbes ” në Britaninë e Madhe .

Moderatorja dhe sipërmarrësja e njohur shprehet shumë e lumtur në një postim që ka bërë në Instagram , si shqiptare më shumë sesa si Alketa Vejsiu .

Jam vërtet e lumtur qe jam ne Forbes UK ! Personazhet në galeri i perkasin botës së madhe, arritjeve të mëdha, impakteve të jashtëzakonshme që mund të kenë në botë përmes zërit, dhe platformave të tyre; unë në të thjeshten time jam e kënaqur dhe krenare që jam Shqiptare, mund të jemi vend i vogël por ëndrrat i kemi pasur gjithmonë të mëdha. Jam ndjerë gjithmonë “një qytetare e botës” dhe me krenari kam treguar gjithmone pashaporten shqiptare .

Do vazhdoj të numëroj yje më shume se dollarë ”  –  ka shkruar ajo.

Mëse e merituar për një prezantuese dhe sipërmarrëse të zonjë si Alketa Vejsiu  ! .