Mjafton një penallti, Partizani mposht Teutën dhe ruan diferencën me Egnatian kryesuese

Fiton Egnatia, fiton edhe Partizani,me të njëjtin rezultat 1-0.

Debutim me fitore për trajnerin e “demave” (kundër Teutës), Orges Shehi, i cili nis më këmbën e mbarë këtë përvojë te të kuqtë, ku si futbollist ka kaluar disa vite të rëndësishme të karrierës së tij.

100 fitore në karrierë për 46-vjeçarin, që shpreson të hapë një cikël fitues me 17 herë kampionët e Shqipërisë.

Sheshi në stol nuk ishte debutimi i vetëm te Partizani: Xhuliano Skuka, i kthyer pas një vitit te të kuqtë, u aktivizua në pjesën e dytë, duke treguar se ka dëshirën maksimale për t’u kthyer i dikurshmi, edhe pse do t’i duhet pak kohë.

Golin e vetëm të ndeshjes përballë skuadrës durrsake e realizoi Tedi Cara, që shndërroi në gol (39’) një 11-metërsh të fituar nga Hadroj, ndaj të cilit ndërhyri në mënyrë të gabuar Kotobelli (38’).

Përfundimi i ndeshjes 1-0 në “Arenën e Demave”, rezultat i cili mban po pesë pikë diferencën mes kryesuesve: Egnatia me 40 pikë, ndërsa Partizani 35.

Vazhdon kriza e rezultateve për Teutën, që mbetet e fundit me vetëm 16 pikë: momentalisht skuadra më e kuotuar për të rënë nga kategoria.