Mizogjinia ndaj gazetareve femra / OKB: Ka rritje të dhunës për shkak të abuzimit në internet ! Ja çfarë thotë raporti i ‘UN Women’

SHBA- Dhuna online ndaj grave aktive në sferën publike vazhdon të rritet. Sipas një raporti të ri nga UN Women, gjetjet tregojnë se ngacmimi dixhital tashmë lidhet shpeshhherë me sulme dhe kërcënime në jetën reale. Studimi i publikuar të martën nga UN Women, tregon se më shumë se 2/3 e gazetareve femra, mbrojtëseve të të drejtave të njeriut dhe aktivisteve kanë përjetuar dhunë në internet. Më shumë se 40% i raportojnë sulmet në botën reale të lidhura drejtpërdrejt me abuzimin dixhital.

Raporti, ‘Pika e kthesës’, përqendrohet një rritje ndaj dhunës së grave në media, mes përhapjes së shpejtë të rrjeteve dhe mediave sociale gjithashtu edhe inteligjencës artificiale. Studimi bazohet në përvojat e më shumë se 6,900 gazetareve, aktivisteve dhe mbrojtëseve të të drejtave të njeriut në 119 vende.

Çfarë tregojnë të dhënat

“Dhuna online ndaj grave është bërë një krizë globale në rritje. Ajo që fillon në një ekran mund të përshkallëzohet shpejt në ngacmim, bullizëm dhe madje edhe në dëm të vërtetë”, thotë UN Women.

Në revistën Marie Clair, shkruhet se, sipas të dhënave, 41% e grave që morën pjesë në studim kanë qenë subjekt i sulmeve, ngacmimeve ose abuzimeve jashtë internetit, të cilat lidhen drejtpërdrejt me dhunën online, siç janë sulmet fizike ose seksuale, shënjestrimi, ngacmimet verbale dhe “swatting”, domethënë raportimet e rreme drejtuar autoriteteve në lidhje me incidente të dyshuara të dhunshme në një adresë specifike.

Shkrimtaret gra mbi çështjet e të drejtave të njeriut, influencueset dhe krijueset e përmbajtjes duket se janë më shpesh të synuara. Studimi vëren se teknologjitë e reja, të tilla si përmbajtja e rreme, po e përkeqësojnë problemin. Kryehulumtuesja Julie Posetti u tha gazetarëve se incidentet e dëmit real të lidhura me dhunën online ndaj gazetareve gra janë më shumë se dyfishuar në 5 vitet e fundit.

Mizogjinia dixhitale

Në studim flitet gjithashtu për shqetësim në lidhje me “mizigininë dixhitale”, të nxitur nga ndikues të shquar në internet, si dhe sulmet personale kundër gazetareve femra nga udhëheqësit politikë, madje duke iu referuar Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili kohët e fundit ofendoi dy gazetare femra pasi ato i bënë pyetje.

“Kjo është pjesë e një dhune të vazhdueshme ndaj grave në sferën publike. Kur një president, një kryeministër ose një zyrtar i lartë bën këto lloj komentesh vulgare, kjo tenton të nxisë një turmë në internet. Nuk është as një mesazh i tërthortë. Është një sulm i hapur.”, tha Sarah Hendricks, drejtoreshë e politikave në UN Women