Vllaznia mbylli me avantazh 1-0 pjesën e parë ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Superiores. Por dinamovitët përmbysën gjithçka në të dytën.
Gjithçka erdhi pas daljes me karton të kuq të Salës, i cili la skuadrën e Vllaznisë me dhjetë lojtarë në fushë. Ishte ky lojtar edhe autor i golit të shkodranëve (28’).
Pas pushimit Dinamo shënoi fillimisht me Itodo Mandelën në minutën e 79-të, ku i erdhi në ndihmë VAR, pasi fillimisht anësori akordoi pozicion jashtë loje.
Më pas Bregu (90’+5) e ktheu ndeshjen në dramë. Lojtari i afruar në merkaton e verës shënoi për 2-1 në sekondat e fundit të takimit.