TIRANË- Ministrja virtuale e Ramës ‘Diella’ ka ka marrë vëmendjen jo vetëm te mediave të huaja por edhe të artistëve në vend. Kjo është bërë shkak që këngëtarët e veriut vëllezërit Lleshi, t’i kushtojnë një këngë parodike Dielles.
Titulli i këngës është Diella, ndërkohë që refreni i këngës i drejtohet kryeministrit Edi Rama, ku theksohet se ‘Me robota drejton shtetin’. Ndërsa e gjithë kënga tregon në mënyrë parodike, funksionin e ‘Diellës’.
