SHBA – Së pari “vjedhja” e kapelës në US Open 2025, tani kërkesa për falje. Në Grand Slamin amerikan, ku Jannik Sinner po mbërrin si kampion në fuqi, shpërthyen polemika pasi një video tregonte një burrë duke i vjedhur një kapelë një fëmije që tenisti polak Kamil Majchrzak, numri 76 në botë, po ia jepte në fushë.
Brenda disa ditësh, detektivët X e kishin identifikuar burrin si Piotr Szczerek, një milioner polak, CEO dhe themelues i një kompanie ndërtimi.
“Do të doja t’i kërkoja falje në termat më absolute fëmijës që u lëndua, familjes së tij, të gjithë tifozëve dhe vetë lojtarit. Bëra një gabim të rëndë. Në emocionin e momentit, mes gëzimit të turmës pas fitores, isha i bindur se tenisti po më ofronte kapelen e tij për fëmijët e mi, të cilët më parë kishin kërkuar një autograf. Ky besim i gabuar më shtyu të zgjasja dorën instiktivisht”, shpjegoi Szczerek në një deklaratë, duke kërkuar falje për gjestin e tij.
“Sot e di që bëra diçka që më duket si vjedhja e qëllimshme e një suvenire nga një fëmijë. Nuk ishte qëllimi im, por kjo nuk e ndryshon faktin që e lëndova djalin dhe i zhgënjeva tifozët. Kapelja iu kthye djalit dhe familjes dhe iu ofrua një kërkim falje. Shpresoj se e kam riparuar të paktën pjesërisht dëmin e shkaktuar”, vazhdoi ai.
“Për vite me radhë, unë dhe gruaja ime jemi përkushtuar për të ndihmuar fëmijët dhe atletët e rinj, por kjo situatë më ka treguar se një moment i vetëm mungesë vëmendjeje mund të zhbëjë vite pune dhe mbështetjeje. Ky është një mësim i dhimbshëm, por i domosdoshëm përulësie për mua.
Kjo është arsyeja pse tani do të përfshihem edhe më aktivisht në iniciativa për të mbështetur fëmijët dhe të rinjtë, si dhe në veprime kundër dhunës dhe urrejtjes”, përfundoi ai. “Unë besoj se vetëm përmes veprimit mund ta rindërtoj besimin e humbur. Edhe një herë, u kërkoj falje të gjithë atyre që i kam zhgënjyer.”
