Meta pas SPAK-ut: Pantallonat nuk m’i heqin dot! Vetë mund t’i heqin se janë modern, janë për prindin 1 dhe prindin 2

Meta i pyetur nga gazetarët nëse ka kryer ndërhyrje estetike ashtu siç dyshohet së bashku me Monika Kryemadhin, u shpreh se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.

‘Nuk kam kryer asnjë ndërhyrje estetike. Për çdo shërbim shëndetësor kam qenë transparent dhe konform rregullave.’

Më tej ai u shpreh se sot në Prokurorinë e Posaçme kur hyri i morën edhe çelësat, teksa bëri ironi se nuk i heqin dot pantallonat.

‘Sot më hoqën edhe orën, nuk u mërzita shumë, më hoqën edhe çelësat nuk u mërzita. Pantallonat nuk mi heqin dot. Mund ti heqin vetë se janë modern. Janë për prindin 1 dhe prindin 2. Janë si Katicat në Maqedoni.’