Meta çon Gjykatën e Lartë në Kushtetuese, kërkon lirimin nga qelia

Ilir Meta ka bërë rekurs në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë që e la në burg.

Kreu i PL-së përmes avokatit Kujtim Cakrani, kërkon në Kushtetuese lirimin nga qelia.

Meta kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në burg më 27 shkurt.

Gjithashtu, ish-presidenti i Republikës kërkon edhe shfuqizimin e vendimit të mëparshëm, atij të 19 nëntorit 2024, kur Apeli në GJKKO e la në burg.

Meta mbahet i izoluar në burgun 313 në Tiranë, prej 21 nëntorit 2024. Kreu i PL-së po hetohet për aferën CEZ/DIA, gjatë kohës kur bashkëqeveriste forca e tij LSI me Partinë Demokratike, si dhe për lobingjet në Uashington.