Mësohet data zyrtare se kur nis ‘Big Brother VIP4’

Tashmë është zyrtare. “Big Brother VIP 4” hap dyert më 21 dhjetor.

Sipas informacioneve, “Big Brother VIP”, i këtij edicioni do të vijë me ndryshime.

Përveç banorëve VIP, pjesë e spektaklit do të jenë edhe njerëz të thjeshtë, të cilët dëshirojnë që të ndajnë historitë e tyre.

Gjithashtu publiku ka nisur edhe me hamendësimet se kush mund të jenë personazhet e njohur që do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme në Shqipëri.

Vetëm pak ditë më parë, u bënë publike dhe emrat e opinionistëve të cilët do të jenë këtë edicion në ekranin e Top Channel. Arbër Hajdari kthehet për të katërtin vit radhazi në poltronin e opinionistit dhe risia këtë herë është Neda Balluku, së cilës po ashtu i besohet ky rol i rëndësishëm. Megjithatë, do të na duhet të presim edhe fare pak ditë për të zbuluar gjithçka!