Mes kaosit, Hamasi i dorëzon Izraelit tri pengjet e para


Tri pengjet e para izraelite – mes kaosit – janë dorëzuar fillimisht te Kryqi i Kuq, e më pas tek autoritetet izraelite, duke u kthyer kështu në tokën e tyre pas më shumë se një viti nën pengmarrjen e Hamasit.

Dorëzimin e ka konfirmuar edhe Forca e Mbrojtjes së Izraelit, ku tri shtetaset, Doron Steinbrecher, Romi Gonen, Emily Damari, janë marrë në dorëzim nga IDF dhe Shin Bet.

Bëhet fjalë për një infermiere veterinare 30-vjeçare, një ish-skaute 24-vjeçare e rrëmbyer në Festivalin Nova dhe një vajzë 28-vjeçare e cila gjithashtu ka nënshtetësi britanike.

Steinbrecher jetonte në Kibbutz Kfar Aza. Para se të rrëmbehej, ajo regjistroi një mesazh zanor dhe ia dërgoi një grupi miqsh: “Ata kanë ardhur, po më marrin”. Për një javë ishte e paqartë nëse ajo ishte vrarë apo marrë peng.

Gonen është një nga vajzat e marra nga Festivali Supernova. Edhe ajo qëndroi në kontakt me nënën e saj deri në fund. Ai po ikte nga Hamasi dhe i shkruante në celular: “Mami, më qëlluan. Të gjithë po rrjedhin gjak”.

Kaosi megjithatë nuk ka munguar, me qindra palestinezë, të cilët janë përpjekur të pengojnë rrugëtimin e pengjeve drejt Izraelit, por me ndërhyrjen e eksponentëve të Hamasit, gjakrat janë qetësuar dhe u është mundësuar atyre kalimi.

Nga ana tjetër, Hamasi thotë se është ende duke pritur që Izraeli të dërgojë një listë të të burgosurve palestinezë – duke përfshirë gra dhe fëmijë – që ideja e lirimit sot si pjesë e saj e armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve.

Në një fjalë, Hamasi thotë se armëpushimi përcakton se për çdo peng izraelit të liruar, 30 të burgosur palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite – dhe se 90 duhet të lirohen më pas.