Melania Trump refuzoi të ishte pjesë e takimit/ Jill Biden i jep presidentit të zgjedhur një letër të shkruar me dorë, ja çfarë thuhej në të

SHBA- Gjatë takimit të presidentit të zgjedhur Donald Trump me Joe Biden, u shfaq edhe Zonja e Parë Jill Biden.

Ajo e përshëndeti presidentin e zgjedhur ndërsa ai mbërriti në Shtëpinë e Bardhë dhe i dha atij një letër urimi të shkruar me dorë, thuhet në një deklaratë nga zyra e saj, raporton Sky News.

Letra gjithashtu shprehte gatishmërinë e ekipit të saj për të ndihmuar me tranzicionin. Ndërkohë, zonja e parë e ardhshme Melania Trump ishte gjithashtu e ftuar për të takuar zonjën Biden, por thuhet se e refuzoi ftesën.