Mehmeti shënon sërish, goli i pestë në Championship!

ANGLI – Anis Mehmeti është një nga futbollistët shqiptar që po shkëlqen më së shumti këtë sezon, por ende nuk e ka marrë një ftesë nga Sylvinho që nga viti 2023.

Fantazisti shqiptar ka shënuar golin e pestë të sezonit, me më të fundit që erdhi në Championship kundër Southampton. Në minutën e 33’ të takimit, 24-vjeçari mori një top në zonën kundërshtare dhe i vetëm me portierin nuk gaboi, duke barazuar sfidën momentalisht.

Përveç 5 golave, Mehmeti gjithashtu ka dhënë dhe dy asiste këtë sezon, por që për Sylvinhon duket se janë ende të pamjaftueshëm.