Prej 1 korrikut rriten pagat e administratës publike në vend. Në ‘Frontline’ me Marsela Karapançon u debatua se çfarë do sjellë kjo nisëm e qeverisë në ekonominë shqiptare. Deputetja Pranvera Resulaj kjo rritje i paraprin rritjes së pensioneve.
Prej 1 korrikut rriten pagat e administratës publike në vend. Në ‘Frontline’ me Marsela Karapançon u debatua se çfarë do sjellë kjo nisëm e qeverisë në ekonominë shqiptare. Deputetja Pranvera Resulaj kjo rritje i paraprin rritjes së pensioneve.
‘Gjithmonë është lajmi i mirë. Por i vonuar. Efektet që do japin nuk janë të pritshme nëse do merreshin gradualisht vit pas viti. Një vendim i marrë në kohën e gabuar. Çdo vendim duhet marrë në masë dhe në kohën e duhur që i bëjnë mirë ekonomisë dhe kohës së tregut. Administrata shtetërore ishin 162 mijë, sot 184 mijë pa përfshirë dhjetra mijëra kontrata dy orëshe.’
Megjithatë Resulaj thekson se qëndrimet për çështje të tilla që prekin mjaft vetë nuk ka vend politika.
‘Për çështje sensitive të tilla duhet të qëndrojmë më pak politike.’
Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi shpreson se kjo rritje të vijojë edhe më tej dhe të mos jetë dhuratë prag zgjedhjesh.
‘Çdo lek në shtim të të ardhurave të familjeve shqiptare është për t’u përshëndetur. Është një funksionet e sistemit. Rritja e pagave nuk është vullnet politik, ka të bërë me produktivitetin. Duhet vazhdojë si proces automatik. Të mos jetë thjesht dhuratë prag zgjedhjesh.’
Aktivisti Jani Marka nga Lëvizja Bashkë, thekson raportin e llahtarshëm të rrogës së deputetëve me pensionet.
‘Menjëherë pasi mbaruan zgjedhjet dyfishuan pagat e tyre, zonja në krah merr 20 herë më shumë se një pensionist. Raport i llahtarshëm. Duhet parë efekti që do sjellë, a do rritet fuqia blerëse. Gjithë mësuesit që punojnë në republikën e Shqipërisë punojnë 5 ditë në javë, por nga informacionet jemi përditë në rrugë ka shumë njerëz të administratës punojnë në dy nuk vijnë. Sa i përhapur është ky fenomen? Sa pjesë e administratës është mbushur me patronazhistë? A është më prioritare rritja e pagave në sektorin publik apo rritja e pensioneve? Nuk e shikoj si goditje e qëlluar e qeverisë.’
Lajmi ne perditesim…













