Mbyllet pjesa e parë. Shqipëria fiton me një gol spektakolar të Rei Manajt

Serbi-Shqipëri 0-1

Kombëtarja shqiptare, përballet me Serbinë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Në minutën e fundit të pjesë së parë, Rey Ranaj shënoi një super gol që u pasua me një festim të çmendur ku bëri edhe shqiponjën.

FORMACIONET ZYRTARE

SERBIA: Petroviç, Erakoviç, Veljkoviç, Pavloviç, Zhivkoviç, Maksimoviç, Stankoviç, Kostiç, Samarxhiç, Vlahoviç, Mitroviç.
Trajner: Dragan Stojkoviç

SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Shehu, Laçi, Asllani, Broja, Manaj, Uzuni.
Trajner: Silvinjo

Minutë pas minute:

45- Gol Shqipëria. Manaj realizon nga brendësia e zonës, e djathta vrasësese.

41- Mundësi e mirë për Asllanin.

29- Serbia pranë golit, Vlahovic gabon me një penallti në lëvizje. Asist perfekt i Kostic, por sulmuesi nuk finalizon si duhet.

25- Vlahovic nga distanca, pa rezultat.

22- Te Serbia duhet të ndihen me fat, për pak sa nuk shkaktuan autogol. Devijimi i Mitrovic pritet nga portieri.

12- Provon Shqipëria, krosim i Hysaj për Manaj, topi shkon mbi portë.

9- Serbia në sulm. Qëndron e vendosur mirë prapavija kuqezi.

1- Nis ndeshja.