Mbyllet me protesta e polemika supersfida Elbasani dhe Partizani. Skuadrat ndajnë pikët në duelin për vendin e parë

Mbyllet me protesta e polemika supersfida Elbasani dhe Partizani.

Elbasani priti në shtëpi Partizanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Superiores.

Takimi ishte i tensionuar pasi të dy skuadrat synojnë kreun e tabelës.

ELBASANI-PARTIZANI 1-1
35′ Ze Gomesh / 23′ Zeka

NGJARJET KRYESORE

90’_8’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’+6’ Ndeshja rifillon me protesta për çdo vërshëllimë të gjyqtarit.

90’+3’-90’+6’ Ndeshja është e ndërprerë pasi tifozët vendas thuajse hyjnë në fushë në formë proteste.

90’+3’ Shpërthejnë protestat për penallti, pasi Gjoni rrëzohet pas një kontakti me Bytyçin në zonë. (VIDEO)

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Elbasani gjen golin pas një aksioni të Gjonit i cili pason për Lleshin, me këtë të fundit që tund rrjetën. Por gjyqtari anulon golin për një faull në sulm, mes protestave të vendasve.

86’ Kote mundohet të gjejë portën me një gjuajtje të befasishme, Abalora është i vëmendshëm.

85’ Ze Gomesh i lë vendin në fushë Gjonit në radhët e Elbasanit. Zeka i lë vendin Pilotos te ekipi i Partizanit.

82’ Mba ndëshkohet me karton të verdh për një faull ndaj Telushit.

79’ Cara dhe Mehmeti i lënë vendin Kotes dhe Taipit në radhët e Partizanit.

78’ K.Kasa dhe Lleshi hyjnë në fushë në vend të Hakajt dhe Tsague në radhët e Elbasanit.

73’ Rrapaj driblon këdo që i del para duke kërkuar hapësirën për të djathtën, por në momentin vendimtar gjuan mbi traversën e portës së vendasve.
71’ Cara merr fundoren në krahun e majtë, harkon në zonë por gjen vetëm Abaloran në pozicion.

68’ Shumë pasime të gabuara nga të dy skuadrat, që nuk arrijnë të krijojnë aksione të rrjedhshme sulmuese.

64’ Osmanllari nuk vazhdon dot për shkak të problemeve fizike, vendin e tij në fushë e merr Domgjoni.

62’ Lajthia merr vendin e Qoses në radhët e Elbasanit.

61’ Osmanllari del në ndihmë të sulmit dhe pason në qendër për Rrapajn i cili gjuan në ecje e sipër, duke e çuar topin në duart e Abalora.

59’ Zeka në anën tjetër bën të njëjtën gjë me një gjuajtje me të majtën, topi shkon pak mbi traversën e Abalora.

58’ Tsague provon vetë me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera fluturon shumë lart mbi traversë.

55’ Lëvizje fantastike e Carës në të majtën, gjuajtja e tij me të djathtën devijohet në këndore nga Abalora.

54’ Hakaj nis një top të gjatë për Ze Gomesh, ky i fundit gabon pasimin drejt qendrës ku po vinte Tsague dhe çon sferën direkt në fundore.

50’ Cara nga e djathta pason në qendër për Mba, por sulmuesi nuk ia del të gjejë topin dhe mbrojtja kontrollon me qetësi.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Partizani, pasi Alban Hoxha debuton në këtë sezon në kampionat në vend të Qirkos.

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1.

bandicam 2024-10-20 18-03-25-422

45’+3’ Aksion i shpejtë me kombinimin Mba-Ismaili, pasimi i këtij të fundit për Rrapajn bën që sulmuesi të çojë sferën në rrjetë. Por goli anulohet për pozicion jashtë loje, ndërsa Rrapaj ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

45’+2’ Lila nga e djathta nis pasimin në qendër, Qose nuk ia del të gjuajë e shtyn sferën te Hasani i cili tenton direkt portën, por çon topin jashtë ngjitur me shtyllën.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

44’ Situata zhvendoset në anën tjetër me kundërsulmin e Carës në të majtën, sulmuesi largohet shumë në krah dhe pastaj gabon pasimin duke i dhuruar topin kundërshtarëve.

43’ Lulaj del para dhe provon të gjejë portën me një gjuajtje të fortë, Sembene bllokon sferën.

40’ Dros është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë.

35’ GOOOL ELBASANI! Pas një goditje dënimi të harkuar nga Telushi, Ze Gomesh me kokë mposht Qirkon dhe barazon shifrat.

33’ Tjetër kundërsulm i Partizanit, Cara shfaqet në të majtën dhe gjuan, por nuk gjen portën me tentativën në shtyllën e dytë.

30’ Tsague nga e djathta pason në qendër, Qirko del dhe mënjanon rrezikun, por mbetet i dëmtuar dhe pastaj kërkon ndihmën e mjekëve.

28’ Osmanllari ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Hakajt.

26’ Pas një goditje dënimi të verdhebluve, topi shkon në shtyllën e dytë në të majtën te Musta, por ky i fundit nuk kthen dot sferën në portë.

23’ GOOOL PARTIZANI! Rrapaj fiton topin në mesfushë dhe pason për Zekën i cili në gjuajtjen e tij mposht Abaloran.

20’ Ismaili e Zeka tentojnë të gjejnë portën me një aksion nga e djathta, gjuajtja e sulmuesit shkon larg katërkëndorit.

16’ Tenton edhe Ismaili nga jashtë zonës, sfera shkon në fundore.

15’ Zeka merr topin në zonë por ndërsa mundohet të gjuajë me të majtën, i largohet sfera nga këmbët. Më pas topi shkon te sulmuesi i cili bën një gjuajtje shumë të dobët që nuk shqetëson Abalora.

11’ Rrapaj provon të gjejë portën me një gjuajtje nga jashtë zonës, pa shënjestrën e duhur.

10’ Hasani ndalon në mënyrë të parregullt Carën dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

8’ Top i gjatë për Carën në të majtën, kapiteni i Partizanit nuk kontrollon si duhet topin duke mos krijuar mundësi të rrezikshme.

6’ Tsague mundohet të çajë në kufijtë e zonës, por mbrojtja e të kuqve nuk i lejon asnjë hapësirë.

2’ Menjëherë një goditje dënimi e Rrapajt krijon panik në zonë, por Mba nuk ia del të gjuajë para Abalora.

1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

ELBASANI: Abalora, Lulaj, Telushi, Musta, Hakaj, Hasani, Dros, Qose, Lila, Gomesh, Tsague.

Trajneri: Roberto Bordin

PARTIZANI: Qirko, Bytyçi, Preka, Sembene, Ismaili, Osmanllari, Mehmeti, Rrapaj, Zeka, Cara, Mba.

Trajneri: Aleksandër Veselinoviç