SPANJE – Nuk ka fitues në Barcelonë, Interi dhe skuadra e Flick barazojnë 3-3.Nis në mënyrë të pabesueshme ndeshja mes Barcelonës dhe Interit. Pak pasi topi shkelmohet nga qendra, më saktësisht pas vetëm 31 sekondash lojë, Thuram realizon me finte, duke mos i dhënë asnjë shans portierit polak të Barçës.
Barcelona shton ritmin dhe përpiqet të depërtojë për në portën e Sommer por e pamundir ndërkohë që në minitën e 20-të pas një goditje këndi është Dumfries që në mënyrë spektakolare shënon golin e dytë për skuadrën e Inzaghit.
Ndërkohë në minutëbe 23-të Yamal me një inkursion personal shënon golin e parë për Barçën dhe 2-1.
Kaq duhej për të ndryshuar ritmi i ndeshjes dhe pas presionit të shtuar në minutën e 38-të çedon mbrojtja zikaltër për herë të dytë, është Ferran Toerres që shënon golin e barazimit në 2-2.
Me fillimin e pjesës së dytë Interi hyn me të njëjtin ritëm si në fillim dhe në minutën e 64-të gjen golin e avntazhit në 3-2 sërish me Dumfries.
Por entuzjazmi zgjat vetëm 60 sekonda pasi Rafinha me njhë goditje të fortë nga jashtë zone rikthen barazpeshën edhe pse u konsiderua një autogol i Sommer.
Minutat e mbetura nuk prodhuan asgjë, duke e shtyrë skuadrën finalist për në ndeshjen e kthimit të martën në Milano.
