TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka deklaruar se marrëdhënia e saj bashkëshortore ka përfunduar. Gjatë deklaratës për mediat, Kryemadhi tha se nuk i ka kërkuar asnjë takim Ilir Metës. Po ashtu ajo theksoi se fëmijët e saj do ta kalojnë këtë gjëndje.
“Unë nuk i kam kërkuar takim Ilir Meta. Marrëdhënia bashkëshortore ka mbaruar. Të njëjtin lajm e hedhin disa herë për klikime. Në marrëdhënie me fëmijët janë të rritur tashmë, nuk ka arsye të bëjnë ndarje mes nënës dhe babait. Nuk janë ndryshe nga fëmijët e tjerë. Do kalojnë, do i përballojnë. Do bëj disa kallëzime shumë të bukur për të gjithë,” tha Kryemadhi.
Kryemadhi u shpreh se nuk merret më me politikë, ndonëse është ende deputete në Kuvend, teksa shtoi se në të ardhmen misioni i saj do të jetë sensibilizimi i publikut për personat që nuk duhet të kandidojnë.
“Unë nuk merrem më me politikë, unë do të merrem me sensibilizimin e opinionit publik përsa i përket manipulimit dhe Luftës së Tretë Botërore që është fake news-i. Nuk kam dëshirë për të kandiduar, por nuk do të lejoj njerëzit jo të duhur që të kandidojnë”, tha Kryemadhi.
