Marjana Koçeku sjell në Kuvend dy kavanozë me ujë nga lumi Drin dhe ja shqetësimi që ngriti

Deputetja e Partisë Socialiste Marjana Koçeku, ngriti zërin këtë të hënë në foltoren e Parlamentit për ndotjen e ujit të lumit Drin.

Koçeku u paraqit në foltore me mjete me vete, dy kavanoza të mëdhenj me ujë.

“Kam ardhur sot jo me raporte dhe as me statistika, por me dy shishe me ujë. Ky është uji i Drinit siç e mban mend gjyshi em, i gjallë, i ftohtë dhe i pastër, siç ka kenë dikur.

Ndërsa ky është uji i Drinit sot, siç e shohin mijëra mysafir që vijnë nga tanë anët e botës për të parë Shqypninë dhe tanë bukuritë e vendit tonë.

Në fakt është uji që me shumë turp unë e shpjegoj kur më pyesin se çfarë ka ndodhur me lumin tuj në këtë vend. Unë jam deputete e Shkodrës dhe janë mbi 30 pronarë bujtinash që janë në pikë të hallit, kur turistët i pyesin për gjendjen e lumit”, tha Koçeku.