Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare si pasojë e konfliktit në lindjen e mesme është reflektuar dhe në disa prej pikave të karburanteve në kryeqytet.
Ndodhemi aktualisht pranë zonës së drejtorisë së policisë tiranë ku kjo pikë karburanti ndryshoi çmimin me një vlerë prej 4 lekësh.
Nafta bruto në bursa ka kapërcyer mbi 80 dollarë për fuqi nga 70 dollarë që ishte më parë. Por në një rast të tillë Shqipëria sipas ekspertëve mund të jetë një ndër vendet që preket nga ky ndryshim çmimesh.
“Shqipëria preket menjëherë se jemi shtet importues neto i karburantit fatkeqësisht. Nëse situata zgjat rritja e çmimit është e paevitueshme, sa jemi në gjendje të kemi rezerva dhe si do jenë masat e qeverisë që mos të ketë spekulime siç ka ndodhur para 3-4 vjetësh”, tha Gjergj Buxhuku-Confindustria.
Vetëm gjatë vitit të kaluar konsumi i karburantit në vendin tonë arriti në 761 mijë tonë, nga 683 mijë tonë në vitin 2024. Me qëllim përballimin e situatave të jashtëzakonshme qeveria nxori 1 vit më parë projektligjin për rezervat shtetërore të naftës.
“Rezerva e naftës deri më sot funksionon që çdo kompani importuese duhet të ketë 90 ditë rezerva. Ndërkohë Shqipëria duhet të kishte plotësuar dhe direktivën e BE për rezervën shtetërore të shtetit”.
Por shtrenjtimi i çmimit të naftës është vetëm fillimi i një zinxhiri që rrezikohen të shtrihet dhe në produkte e shërbime të tjera, për shkak të rritjes së kostove të transportit.
“Në radhë të parë është Autoriteti Konkurrencës që duhet të futet në lojë. Por edhe qeveria duhet të mendonte realisht siç bëjnë fqinjët për fiksim të çmimit të karburanteve në një nivel të arsyeshëm si përshembull Kosova”.
Përfaqësues të shoqatës së hidrokarbureve bëjnë të ditur se pas konfliktit në Lindjen e Mesme janë furnizuar me një çmim të naftës në 900 dollar për tonë nga 750 dollarë për ton më parë.ndërsa lajmërojnë në ditët në vijim që edhe në Shqipëri do të pritet një rritje e çmimit të naftës deri në 40 lekë.













