Lufta në Iran/ Nafta vijon rritjen në Shqipëri, shitet me 198 lekë/litri!!

Çmimi i naftës në tregun shqiptar është rritur përsëri këtë të martë.

Në pikat kryesore po tregtohet me 198 lekë litri, duke u shtrenjtuar me 25 lekë që prej 4 marsit kur u bë rritja e parë e çmimit.

Teksa qeveritë e rajonit kanë marrë masa për të menaxhuar situatën e shtrenjtimit të karburantit, në Shqipëri ende nuk ka një vendimmarrje.

Qeveritë e shteteve në Ballkan po e ndalojnë rritjen me liqgj.

Në Shqipëri ministria e Ekonomisë ka mbledhur përsëri në një takim kompanitë e hidrokarbureve, për situatën e krijuar në furnizimin me karburant dhe shtrenjtimin e naftës.