Londrimi fiton i ‘Big Brother VIP Kosova 4’

Screenshot

Prishtinë, 28 shkurt 2026 – Finalja e spektaklit televiziv Big Brother VIP Kosova përfundoi me shpalljen e Londrimit si fitues i edicionit të katërt.

Pas një gare të fortë dhe me dinamika të shumta gjatë javëve të qëndrimit në shtëpi, publiku vendosi ta kurorëzojë Londrimin si triumfues të këtij sezoni.

Vendin e dytë e zuri Elijona, ndërsa Ludo u rendit i treti. Klodi përfundoi në vendin e katërt, ndërsa Hygerta në vendin e pestë.

Finalja u karakterizua nga emocione të forta dhe një pjesëmarrje e lartë e publikut në votime, duke e bërë këtë edicion një ndër më të ndjekurit deri më tani.