Lionel Messit teksa flet për herë të parë anglisht bëhet virale!

Shumë fansa e kanë dëgjuar së fundmi Lionel Messin të flasë anglisht për herë të parë pasi ai iu bashkua aktorëve të Hollivudit, Will Smith dhe Martin Lawrence, në promovimin e filmit të ardhshëm “Bad Boys”. Fituesi i ‘Topit të Artë’, i cili nënshkroi një kontratë shumë milionë dollarësh me skuadrën e MLS, Inter Miami verën e kaluar, është shfaqur në një sërë reklamash gjatë viteve.

Ai së fundmi bëri debutimin e tij komercial në ‘Super Bowl’, duke luajtur në një nga reklamat më të mëdha të vitit së bashku me yllin e “Ted Lasso”, Jason Sudeikis dhe ikonën e NFL, Dan Marino. Argjentinasi vendos t’u bëjë një vizitë aktorëve përpara datës së publikimit të filmit më 7 qershor 2024 dhe ofroi një moment që befasoi fansat.  Mund të jetë një nga të paktët herë që Messi ka folur publikisht anglisht.