Ligji për Barazinë gjinore, Berisha: Përmbys Kushtetutën dhe trashëgiminë mijëravjeçare

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar ligjin për barazinë gjinore. Duke folur për mediat para Kuvendit, Berisha e konsideroi atë si të bazuar në ideologjinë e ekstremit të majtë. Lideri i opozitës theksoi se ligji de facto vendos sistemin e ekstremit të majtë pasi zhvlerëson përcaktimet ligjore të mëparshme dhe triumfon çnjerëzorja.

“Ligji i bazuar fund e krye në ideologjinë e ekstremit të majtë përmbys Kushtetutën e vendit, kodet e vendi, trashëgiminë pozitive mijëra vjeçare dhe penalizon ndëshkon të gjithë ata të cilët duhet të mbrojnë familjen dhe vlerat e saj.

Pretendimi se është përafrim me legjislacionin europian është mashtrim pasi asnjë frazë e direktivave të B nuk bëhet fjalë për gjini me diversitet të gjerë apo përkatësi gjinore të shumëfishta. Janë mashtrime që bëhen në emër të një ideologjie demoni i së cilës është Soros. Ligji de facto vendos sistemin e ekstremit të majtë pasi zhvlerëson përcaktimet ligjore të mëparshme dhe triumfon çnjerëzorja”, tha Berisha.